Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting synon të plotësojë pozicionin Menaxher Marketi/Sarande.
Përgjegjësitë
- Planifikon dhe ndjek mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të marketit.
- Drejton, bashkërendon dhe motivon stafin, duke përcaktuar turnet dhe shpërndarë detyrat.
- Ndjek ecurinë e shitjeve dhe realizimin e objektivave të biznesit.
- Mban nën kontroll gjendjen e stokut, inventarin, furnizimet dhe porositjen e produkteve.
- Kujdeset për paraqitjen e produkteve, vendosjen e etiketave të çmimeve dhe realizimin e veprimtarive promocionale.
- Verifikon arkën, dokumentacionin dhe respektimin e procedurave të brendshme.
- Kujdeset që ambientet të jenë të organizuara dhe të përmbushin standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Trajton kërkesat dhe ankesat që paraqesin klientët.
- Dallon vështirësitë në funksionimin e marketit dhe ndërmerr masa për rritjen e performancës.
- Harton raportime për shitjet, inventarin, rezultatet e stafit dhe nevojat e marketit.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përvojë të mëparshme në drejtimin e një marketi, supermarketi apo dyqani, ose në sektorin retail.
- Të ketë drejtuar dhe bashkërenduar punën e stafit më parë.
- Të zotërojë njohuri të mira për proceset e shitjes, administrimin e stokut, inventarin dhe furnizimet.
- Të tregojë aftësi të mira në organizim, drejtim dhe marrje vendimesh.
- Të përballojë situata dinamike dhe të gjejë zgjidhje për problemet operacionale.
- Të ketë njohuri bazë për punën me kompjuter dhe programet e raportimit.
- Të dallohet për përgjegjshmëri, korrektësi dhe përqendrim te rezultatet.
- Kandidatët me diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të afërta kanë përparësi.
Dokumentet e kërkuara