Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting synon të punësojë një Junior Product Manager.
Detyrat kryesore
- Të përcjellë ecurinë e porosive dhe të mbajë komunikimin me furnitorët.
- Të kërkojë oferta dhe të krahasojë çmimet e kostot e tyre.
- Të kontrollojë gjendjen e stokut dhe të identifikojë mungesat.
- Të administrojë dhe të përditësojë informacionin për produktet dhe çmimet.
- Të hartojë raporte mbi shitjet dhe performancën e produkteve.
- Të bashkërendojë punën me departamentet e Financës, Logjistikës, Marketingut dhe Shitjeve.
- Të ndihmojë në përgatitjen e ofertave dhe të promocioneve.
- Të ndjekë çështjet problematike të produkteve dhe të sigurojë që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; studimet në degën Ekonomike vlerësohen si përparësi.
- Përvoja e mëparshme në Product Management, Procurement, Purchasing, Supply Chain apo në pozicione të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë mirë MS Office, me theks të veçantë te Excel.
- Të ketë njohuri të mira të anglishtes; njohja e italishtes vlerësohet si përparësi.
- Të demonstrojë aftësi të mira në analizë dhe organizim.
- Të komunikojë dhe të koordinojë me efektivitet.
- Të tregojë përgjegjshmëri e korrektësi dhe t'u kushtojë vëmendje detajeve.
- Të ketë dëshirë për të mësuar dhe për të avancuar profesionalisht.
Dokumentet e kërkuara