Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton për pozicionin Menaxher/e Marketi Golem.
Përgjegjësitë
- Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e përditshme të dyqanit, duke përfshirë proceset e hapjes dhe mbylljes.
- Kujdeset që produktet të jenë të disponueshme, të sistemuara dhe të ekspozuara në përputhje me standardet e kompanisë dhe planin e marketingut.
- Mbikëqyr porositë, furnizimet, gjendjen e stokut, inventarin dhe kontrollin e produkteve.
- Verifikon çmimet, afatet e skadencës, produktet e dëmtuara dhe zbatimin e standardeve të departamentit Fresh.
- Mban përgjegjësi për administrimin e Cash-in, kasave dhe lëvizjeve financiare të dyqanit.
- Siguron shërbim të shkëlqyer për klientët dhe ndërhyn për të zgjidhur problematikat e tyre.
- Drejton dhe mbikëqyr stafin, planifikon turnet dhe oraret e punës dhe bashkëpunon me HR për procesin e rekrutimit.
- Siguron zbatimin e standardeve të sigurisë, pastërtisë dhe uniformës, si edhe respektimin e rregullave të punës.
- Koordinon punën me departamentet e HR, IT, Marketing, Financë dhe Blerje për të siguruar ecurinë e duhur të operacioneve.
- Vlerëson performancën e dyqanit dhe ndërmerr masa për përmbushjen e objektivave të shitjeve, kostove dhe humbjeve.
- I paraqet Menaxherit Rajonal/Operacionale rezultatet dhe problematikat e hasura.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet diplomë universitare, me përparësi në Administrim Biznesi ose Ekonomi.
- Kërkohen të paktën 5 vite përvojë në role drejtuese në sektorin retail.
- Kandidati duhet të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i Microsoft Office.
- Nevojitet përvojë në drejtimin e stafit, administrimin e dyqanit dhe shitje.
- Kërkohen aftësi të zhvilluara në drejtim, organizim dhe vendimmarrje.
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe menaxhimin e njerëzve.
- Kërkohet përqendrim i theksuar në arritjen e rezultateve dhe përmbushjen e objektivave.
Dokumentet e kërkuara