Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting dëshiron të punësojë një Specialiste Marketingu.
Përgjegjësitë
- Administron dhe menaxhon praninë e kompanisë në rrjetet sociale.
- Harton dhe zbaton fushata marketingu dhe mediaplane.
- Krijon ide dhe strategji promovuese për produktet, me synim rritjen e njohjes së markës.
- Koordinon dhe organizon veprimtaritë promocionale në pikat e shitjes.
- Ndjek zhvillimet e tregut, veprimtarinë e konkurrencës dhe aktivitetet e marketingut.
- Vlerëson rezultatet e fushatave dhe harton raportet përkatëse.
- Punon së bashku me ekipet e shitjeve për të përmbushur objektivat e marketingut.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose në një fushë të përafërt.
- Nevojitet përvojë në role marketingu; përvoja në sektorin Retail përbën preferencë.
- Kërkohen njohuri dhe përvojë në administrimin e rrjeteve sociale dhe hartimin e mediaplaneve.
- Kandidatja duhet të ketë aftësi të mira krijuese dhe të sjellë ide novatore për fushatat e marketingut.
- Kërkohet një person me energji, shkathtësi, organizim dhe iniciativë.
- Nevojiten aftësi shumë të mira për komunikim dhe punë bashkëpunuese.
Dokumentet e kërkuara