Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting synon të rekrutojë një Asistente Blerje.
Detyrat kryesore
- Të asistojë Departamentin e Blerjeve gjatë përgatitjes së porosive dhe ndjekjes së tyre.
- Të menaxhojë dhe të arkivojë dokumentet e blerjeve, kontratat dhe faturat.
- Të monitorojë afatet e dorëzimit të porosive dhe të raportojë vonesat e konstatuara.
- Të mbajë të përditësuara në sistemet e kompanisë të dhënat për furnitorët dhe produktet.
- Të hartojë raporte mbi veprimtarinë e blerjeve.
- Të komunikojë me email me palët e treta për të ndjekur ecurinë e ngarkesave.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë diplomë universitare, mundësisht në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të përafërta.
- Përvoja e mëparshme në administratë ose blerje vlerësohet si përparësi.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira për organizimin e punës dhe administrimin e kohës.
- Të komunikojë mirë dhe të bashkëpunojë me ekipin.
- Të tregojë kujdes për hollësitë dhe të jetë e aftë të punojë me dokumentacion.
- Të përdorë mirë paketën Microsoft Office, sidomos Excel.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si përparësi.
Dokumentet e kërkuara