Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting ka hapur një vend pune për pozicionin Agjent Real Estate.
Përgjegjësitë
- Kërkon dhe identifikon klientë të mundshëm për shitjen dhe qiradhënien e pronave.
- Krijon marrëdhënie afatgjata me klientët dhe kujdeset për ruajtjen e tyre.
- U prezanton klientëve pronat, duke vënë në pah veçoritë dhe përparësitë e tyre.
- Planifikon dhe realizon vizita në prona së bashku me klientët e interesuar.
- U ofron klientëve këshillim dhe mbështetje në çdo fazë të shitjes ose marrjes me qira.
- Negocion ndërmjet palëve për ofertat dhe kushtet e transaksioneve.
- Monitoron tregun imobiliar për të zbuluar mundësi të reja shitjeje dhe qiradhënieje.
- Mban kontakt me klientët potencialë dhe administron portofolin e klientëve.
- Punon së bashku me ekipin për përmbushjen e objektivave të shitjes.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë 4–6 vite përvojë pune në fushën e pasurive të paluajtshme ose të shitjeve.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe marrëdhënie ndërpersonale.
- Të jetë në gjendje të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me klientët.
- Të ketë aftësi për prezantimin e pronave dhe mbështetjen e klientëve në të gjitha fazat e shitjes ose qirasë.
- Të njohë tregun e pasurive të paluajtshme.
- Të ketë një portofol klientësh të krijuar më parë, i cili vlerësohet si avantazh.
- Të zotërojë leje drejtimi (patenta B), e cila vlerësohet si avantazh.
- Të synojë arritjen e rezultateve dhe të mund të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të tregojë fleksibilitet dhe të jetë i gatshëm të lëvizë për prezantimin e pronave.
Dokumentet e kërkuara