Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Specialist/e në Divizionin e Administrimit të Kredisë, i/e cili/a do të angazhohet në administrimin dhe menaxhimin e produkteve kreditore për individë.
Detyrat
- Verifikon dokumentacionin e nevojshëm për disbursimin e kredive në përputhje me procedurat përkatëse.
- Mban përgjegjësi për regjistrimin e të dhënave të kredisë sipas kontratave.
- Shqyrton dhe regjistron në sistemin e bankës të gjitha transaksionet manuale që lidhen me ndryshimet në kontrata, me qëllim ndryshimin e interesit, afatit të kredisë, zëvendësimin e kolateralit, shlyerjen e pjesshme ose mbylljen e plotë të kredisë.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprorët, brenda fushëveprimit të Divizionit të Administrimit të Kredisë.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë; përparësi kanë kandidatët me diplomë nga Fakulteti Ekonomik ose Juridik.
- Nevojitet përvojë pune prej të paktën 2 viteve në sistemin bankar.
- Kërkohen njohuri të mira për produktet e kredisë Personale & Mortgage.
- Duhet të ketë njohuri të mira lidhur me dokumentacionin kreditor, si kontratat e kredisë dhe marrëveshjet që lidhen me to.
- Kërkohet njohje e mirë e sistemeve kompjuterike që përdor banka, si edhe e paketës bazë MS Office.
- Nevojiten aftësi të mira organizative dhe bashkëpunim i mirë në grup.
Çfarë ofrojmë?
- Mundësi për t'iu bashkuar një institucioni bankar të qëndrueshëm dhe profesional.
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Perspektivë konkrete për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme dhe mbështetje për forcimin e aftësive profesionale.