Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Brand Manager me fokus te zhvillimi dhe administrimi i markës në tregun shqiptar.
Detyrat
- Harton dhe vë në zbatim strategjinë e markës.
- Organizon dhe bashkërendon fushatat promovuese dhe ato të marketingut.
- Mbikëqyr paraqitjen e markës në evente, panaire dhe veprimtari promocionale.
- Punon në afërsi me ekipin e shitjeve për të ndihmuar në rritjen e performancës së markës.
- Ndjek zhvillimet e tregut dhe lëvizjet e konkurrencës, duke evidentuar mundësi të reja për zhvillim.
- Koordinon materialet promocionale dhe komunikimin me partnerë ndërkombëtarë.
- Shqyrton rezultatet e aktiviteteve të marketingut dhe përgatit raporte të rregullta.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi ose në fusha të ngjashme.
- Të paktën 3 vite eksperiencë në role të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira në marketing strategjik dhe brand management.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane janë të domosdoshme.
- Njohuritë e mira të gjuhës angleze konsiderohen avantazh.
- Aftësi shumë të mira në komunikim, organizim dhe negocim.
- Njohuri të Microsoft Office; njohja e programeve të marketingut dhe dizajnit konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të përfaqësuar një nga markat më prestigjioze në industrinë e fitness-it dhe wellness.