Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Finance Senior për një kompani partnere me vendndodhje në Durrës.
Detyrat
- Përpilon dhe shqyrton raportet financiare me periodicitet mujor, tremujor dhe vjetor.
- Drejton proceset e kontabilitetit duke garantuar që regjistrimet financiare të jenë të sakta.
- Përgatit buxhete dhe forecast-e, si edhe ndjek ecurinë e zbatimit të tyre.
- Vlerëson kostot, qarkullimin e mjeteve monetare dhe rezultatet financiare të kompanisë.
- Harton deklarimet fiskale dhe kujdeset për zbatimin e saktë të legjislacionit tatimor.
- Koordinon punën me auditorë, banka dhe institucione shtetërore.
- Jep analiza financiare dhe sugjerime mbështetëse për menaxhmentin.
- Merr pjesë në forcimin e proceseve financiare dhe të kontrolleve të brendshme.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Të paktën 5 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet, me përparësi përvoja në role të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin fiskal dhe standardet e kontabilitetit.
- Përvojë në përdorimin e programeve financiare/ERP dhe njohuri të avancuara në Microsoft Excel.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të theksuara analitike dhe organizative, si edhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Integritet, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese.
- Kontratë e rregullt pune dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.