Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Arkitekte me qasje krijuese dhe fokus te klienti, e cila do të merret me ideimin, projektimin dhe paraqitjen vizuale të produkteve në showroom. Pozita bashkon njohuritë teknike të arkitekturës me aftësi kreative dhe komunikim të qartë, me synim ofrimin e një konsulence të plotë për klientët lidhur me arredimin dhe sistemimin e hapësirave.
Detyrat
- Përgatit dhe zhvillon projekte të interierit sipas kërkesave të klientëve dhe në harmoni me gamën e produkteve të kompanisë.
- Këshillon klientët për zgjidhjet më të përshtatshme të arredimit, duke propozuar kombinime materialesh, ngjyrash dhe mobilimi.
- Siguron renditjen estetike dhe prezantimin vizual të showroom-it në përputhje me standardet e brand-it.
- Përgatit vizualizime dhe prezantime profesionale për klientët.
- Punon në bashkëpunim të afërt me ekipin për zbatimin e projekteve dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit.
- Ofron udhëzim dhe mbështetje për dizajnerët më të rinj kur paraqitet nevoja.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë ose në fusha të përafërta.
- Të paktën 2 vite përvojë në projektim të brendshëm; përvoja në showroom mobiljesh konsiderohet përparësi.
- Njohuri shumë të mira në programe si AutoCAD, 3ds Max, SketchUp, Revit ose programe të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe këshillim të klientëve.
- Sens estetik i zhvilluar dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira për organizimin dhe menaxhimin e hapësirës.
Çfarë Ofrohet
- Pagë konkurruese dhe bonuse të lidhura me performancën.
- Mjedis pune profesional dhe kreativ.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Orari i punës: E Hënë – E Premte: 08:30 – 17:00
E Shtunë: Rotacion / 08:30 – 13:00