Përshkrimi
HR Studio po kërkon të angazhojë një Specialiste Faturimi (Ekonomiste Junior), e cila do të merret me menaxhimin e faturimit, regjistrimin korrekt të informacionit dhe mbështetjen e proceseve që lidhen me shitjen.
Detyrat
- Hartimi, lëshimi dhe evidentimi i faturave të shitjes.
- Futja dhe përditësimi i të dhënave në sistemin e faturimit.
- Kontrollimi i saktësisë së faturave dhe i dokumentacionit përkatës.
- Evidentimi dhe administrimi i dokumenteve që lidhen me shitjet dhe blerjet.
- Ruajtja e evidencave dhe arkivimi i dokumenteve.
- Verifikimi i të dhënave të klientëve dhe produkteve në sistem.
- Bashkërendimi i punës me sektorin e financës, magazinës dhe shitjeve.
- Përpilimi i raporteve të thjeshta sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë arsim të mesëm ose të lartë, me përparësi në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose drejtime të ngjashme.
- Të ketë së paku 1 vit përvojë të mëparshme në faturim, financë ose administratë.
- Të zotërojë njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Të tregojë saktësi dhe përgjegjësi gjatë hedhjes dhe përpunimit të të dhënave.
- Të ketë komunikim të mirë dhe aftësi për të bashkëpunuar në grup.
Orari i punës zhvillohet nga E Hënë – E Premte: 08:00 – 14:00, ndërsa të E Shtunë: 08:00 – 12:00. E Diel: është ditë pushimi.
Çfarë ofrohet:
- Një orar pune i përshtatshëm.
- Një mjedis pune i qëndrueshëm dhe profesional.
- Kushte të mira pune.
- Mbështetje dhe trajnim gjatë periudhës së përshtatjes në pozitë.