Përshkrimi
HR Studio po kërkon një Specialist/e Finance për Shkodër dhe Durrës.
Nëse ke përvojë në fushën e financës dhe synon të angazhohesh në një kompani serioze që ofron hapësirë për rritje profesionale, kjo mund të jetë një mundësi e përshtatshme për ty.
Detyrat
- Të administrojë dhe të mbikëqyrë proceset financiare të kompanisë.
- Të kryejë regjistrimin dhe verifikimin e dokumentacionit financiar.
- Të hartojë raporte financiare në baza periodike.
- Të ndjekë pagesat, arkëtimet dhe rrjedhën e mjeteve monetare.
- Të bëjë rakordimin e llogarive dhe të sigurojë saktësinë e informacionit financiar.
- Të bashkëpunojë me institucionet financiare dhe organet tatimore.
- Të ofrojë mbështetje për menaxhmentin përmes analizave dhe të dhënave financiare.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose në fusha të afërta.
- Përvojë e mëparshme në role të ngjashme në financë.
- Njohuri të mira mbi legjislacionin fiskal dhe financiar.
- Aftësi në përdorimin e programeve financiare dhe paketës MS Office.
- Shkathtësi analitike dhe organizative, si edhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.