Përshkrimi i rolit
Në bashkëpunim me një kompani partnere, HR Studio kërkon një Inxhinieri Elektrik Projektues me përvojë në sisteme elektroenergjetike dhe projekte të energjisë së rinovueshme. Profesionisti duhet të zotërojë njohuri teknike të avancuara dhe të marrë përsipër projektimin, hartimin e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e projekteve përgjatë gjithë ciklit, nga konceptimi te realizimi dhe dorëzimi përfundimtar.
Përgjegjësitë
- Harton projekte për sisteme elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
- Zhvillon projektet e impianteve fotovoltaike dhe të sistemeve të energjisë së rinovueshme.
- Realizon projektimin për kabina elektrike, nënstacione dhe linja elektrike.
- Harton skema elektrike dhe vizatime teknike, si dhe kryen llogaritjet inxhinierike.
- Përpilon projektet e zbatimit, specifikimet teknike, preventivat (BOQ) dhe dokumentacionin shoqërues.
- Bashkërendon punën me ekipet teknike, kontraktorët dhe furnitorët gjatë realizimit të projekteve.
- Ndjek zbatimin e projekteve dhe siguron respektimin e standardeve teknike.
- Ofron asistencë teknike gjatë testimeve, komisionimit dhe dorëzimit të projekteve.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Elektrike; përparësi ka profili Elektroenergjetikë.
- Të zotërojë të paktën 3 vite përvojë në projektimin e sistemeve elektrike ose të projekteve energjetike.
- Të njohë shumë mirë AutoCAD dhe programet për projektim elektrik.
- Të jetë i familjarizuar me standardet teknike IEC/EN.
- Të jetë i aftë të hartojë dhe të menaxhojë dokumentacionin teknik.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë aftësi të mira në organizim, analizë dhe koordinim.
Vlerësohen si përparësi:
- Përvoja në hartimin e projekteve për impiante fotovoltaike industriale dhe të tipit utility-scale.
- Njohja e PVsyst, PVcase, i-Project ose e programeve të barasvlershme.
- Njohja e sistemeve për ruajtjen e energjisë me bateri (BESS).
- Përvoja në hartimin e projekteve për nënstacione 35/110 kV.
- Zotërimi i një licence profesionale projektimi në përputhje me legjislacionin shqiptar.
- Përvoja me projekte EPC, duke mbuluar fazat nga projektimi deri te komisionimi.
Dokumentet e kërkuara