Përshkrimi i rolit
Për një kompani partnere, HR Studio kërkon një Agjenti/e Shitjesh në Terren (Area Sales Manager) që ka përvojë në shitje dhe aftësi të shkëlqyera për të zhvilluar e menaxhuar marrëdhëniet me klientët.
Përgjegjësitë
- Administrimi dhe zgjerimi i portofolit të klientëve aktualë.
- Gjetja dhe tërheqja e klientëve të rinj brenda territorit të caktuar.
- Krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme e afatgjata me klientët dhe partnerët tregtarë.
- Paraqitja e produkteve dhe propozimi i zgjidhjeve që u përgjigjen nevojave të klientëve.
- Hartimi i ofertave tregtare dhe negocimi i tyre.
- Arritja e objektivave të shitjeve për çdo muaj dhe tremujor.
- Ndjekja e rezultateve të shitjeve dhe hartimi i raporteve në mënyrë periodike.
- Koordinimi me departamentet e brendshme për të plotësuar kërkesat e klientëve.
Kriteret e kualifikimit
- Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve, mundësisht me produkte profesionale.
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojë diplomën përkatëse.
- Zotësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe prezantim.
- Përvojë në administrimin e marrëdhënieve me klientët dhe në arritjen e objektivave të shitjeve.
- Njohuri për përdorimin e CRM dhe të paketës MS Office, sidomos Excel.
- Njohuritë në italisht dhe anglisht vlerësohen si përparësi.
- Aftësi për organizimin e punës dhe gatishmëri për udhëtime pune në terren.
Dokumentet e kërkuara