Përshkrimi i rolit
Për një prej kompanive të saj partnere, HR Studio kërkon një Inventarizues Magazine Tirane. Personi në këtë rol do të mbulojë kontrollin dhe regjistrimin e stokut fizik të magazinës, duke siguruar saktësinë e tij.
Përgjegjësitë
- Realizimi i inventarizimeve fizike në intervale periodike;
- Numërimi i artikujve të magazinës dhe verifikimi i tyre;
- Ballafaqimi i stokut fizik me informacionin e regjistruar në sistem;
- Identifikimi i mospërputhjeve të inventarit dhe raportimi i tyre;
- Verifikimi i hyrjeve dhe daljeve, së bashku me dokumentet përkatëse;
- Koordinimi me magazinën dhe financën për rakordimin e gjendjes së stokut;
- Hartimi i raporteve mbi inventarin.
Kërkesat për kandidatin
- Përvoja e mëparshme në punë magazine ose inventarizim vlerësohet si përparësi;
- Zotësi të mira në punën me numra dhe kujdes për hollësitë;
- Njohje në nivel bazë e Excel-it dhe e programeve për administrimin e stokut;
- Qasje e përgjegjshme, e rregullt dhe e organizuar ndaj punës;
- Aftësi për të kryer punën si individualisht, ashtu edhe në ekip.
Përfitimet e ofruara:
- Marrëdhënie pune e qëndrueshme;
- Ambient me kushte të favorshme pune;
- Pagesë në nivel konkurrues;
- Hapësirë për zhvillim në aspektin profesional.
Dokumentet e kërkuara