Përshkrimi
Për një kompani partnere, HR Studio kërkon një Farmaciste që të dallohet për profesionalizëm, komunikim të mirë dhe përkushtim ndaj kujdesit dhe shërbimit për klientin.
Përgjegjësitë
- U jep klientëve këshilla të sakta dhe shërbim profesional lidhur me medikamentet dhe produktet farmaceutike.
- Administron dhe kontrollon medikamentet në përputhje me procedurat dhe standardet e farmacisë.
- Organizon produktet dhe kujdeset për vendosjen e tyre të rregullt në farmaci.
- Ndjek afatet e skadencës së produkteve dhe kontrollon gjendjen e stokut.
- Punon së bashku me ekipin për të siguruar ecurinë e rregullt të veprimtarisë së farmacisë.
- Regjistron dhe administron produktet përmes sistemit të farmacisë.
- Komunikon me klientët me korrektësi dhe në përputhje me etikën profesionale.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet me diplomë në Farmaci.
- Të zotërojë licencë profesionale aktive.
- Përvoja e mëparshme e punës në farmaci vlerësohet si përparësi.
- Të ketë aftësi shumë të mira për komunikim dhe shërbim ndaj klientit.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim të etikës profesionale.
- Të jetë e aftë të organizojë punën dhe të bashkëpunojë me ekipin.
- Të zotërojë njohuri kompjuterike të nivelit bazë.
Çfarë ofron kompania:
- Mjedis pune që nxit profesionalizmin dhe ofron mbështetje.
- Mundësi për t'u zhvilluar profesionalisht.
- Pagesë në nivel konkurrues.
- Qëndrueshmëri në punë dhe bashkëpunim për një periudhë afatgjatë.
Dokumentet e kërkuara