Përshkrimi
HR Studio po rekruton një Teknik Aplikimi dhe Kontrolli Cilësie për një kompani partnere që vepron në sektorin e prodhimit.
Pozita i përshtatet një kandidati të përgjegjshëm, preciz dhe të orientuar ndaj hollësive, i cili do të përfshihet në aplikimin e materialeve dhe në verifikimin e cilësisë së produkteve.
Detyrat
- Zbatimi i proceseve për aplikimin e materialeve ose produkteve, duke ndjekur procedurat dhe standardet e përcaktuara.
- Kryerja e inspektimit vizual të produkteve gjatë procesit të aplikimit dhe pas përfundimit të tij.
- Evidentimi dhe raportimi i çdo parregullsie, defekti ose çështjeje të vërejtur.
- Realizimi i vizitave në terren te klientët për të kontrolluar dhe identifikuar problematikat.
- Koordinimi me ekipet përkatëse për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve teknike.
- Zbatimi i procedurave të punës, standardeve të cilësisë dhe kërkesave të sigurisë.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në industrinë e prodhimit ose në ndertim me patinime, lyerje me boje, shtrim pllakash konsiderohet përparësi.
- Precizitet dhe fokus i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi për të kuptuar e zbatuar procedura teknike.
- Përgjegjshmëri dhe kapacitet për punë të pavarur, si edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Disponueshmëri për vizita në terren pranë klientëve.
- Gatishmëri për angazhim me turne.
Çfarë ofrojmë:
- Pagesë konkurruese dhe kushte të favorshme pune.
- Mjedis profesional që nxit bashkëpunimin.
- Stabilitet në punë dhe mundësi punësimi afatgjatë.
- Mundësi për avancim profesional dhe zhvillim brenda kompanisë.