Përshkrimi
HR Studio kërkon një Menaxher/eje Shitjesh me aftësi për të hartuar strategji, për të krijuar lidhje të qëndrueshme me klientët dhe për ta shndërruar komunikimin në rezultate të matshme. Ky pozicion u drejtohet kandidateve energjike e ambicioze, të cilat kanë pasion për shitjet.
Përgjegjësitë
- Kujdeset për marrëdhëniet me klientët aktualë dhe të mundshëm, duke i zhvilluar më tej ato.
- Zbulon mundësi të reja për shitje dhe ndihmon në zgjerimin e biznesit.
- Paraqet produktet dhe shërbimet me profesionalizëm dhe aftësi bindëse.
- Mbikëqyr ecurinë e shitjes, që nga kontakti i parë deri te përmbyllja e saj.
- Harton oferta dhe zhvillon negociata me klientët.
- Koordinon punën ngushtë me departamentet e tjera për arritjen e objektivave.
- Përpilon raporte periodike për performancën dhe rezultatet në shitje.
- Monitoron zhvillimet e tregut dhe aktivitetin e konkurrencës.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përvojë të mëparshme në fushën e shitjeve ose në menaxhimin e klientëve.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira për komunikim dhe negocim.
- Të shfaqë paraqitje profesionale dhe qëndrim pozitiv e energjik.
- Të ketë aftësi organizimi dhe përqendrim në arritjen e objektivave.
- Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
- Zotërimi i Patentës B vlerësohet si përparësi.
- Njohuritë e gjuhës angleze vlerësohen si përparësi.
Përfitimet
- Mjedis pune që nxit motivimin dhe profesionalizmin.
- Perspektiva konkrete për përparim në karrierë.
- Pagesë fikse, e shoqëruar me bonuse sipas performancës.
- Mbështetje dhe trajnime në vazhdimësi.
- Mundësi për bashkëpunim në afat të gjatë.
Dokumentet e kërkuara