Përshkrimi
Për një nga kompanitë partnere, HR Studio kërkon një Mekanik Automjetesh me përvojë.
Detyrat kryesore
- Zbulimi i shkaqeve të defekteve mekanike në automjete dhe riparimi i tyre.
- Realizimi i mirëmbajtjes së automjeteve dhe i shërbimeve të tyre periodike.
- Inspektimi dhe riparimi i motorëve, si dhe i sistemeve të frenimit, transmisionit dhe amortizimit.
- Përcaktimi i pjesëve të dëmtuara dhe ndërrimi i tyre.
- Garantimi i shërbimeve cilësore, duke zbatuar standardet teknike.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë pune e mëparshme në rolin Mekanik Automjetesh.
- Zotërim i mirë i njohurive mbi sistemet mekanike të automjeteve.
- Aftësi për të diagnostikuar problemet teknike dhe për t'u gjetur zgjidhje.
- Qasje e përgjegjshme dhe korrekte në punë, me kujdes ndaj hollësive.
- Aftësi për të punuar si individualisht, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Formimi profesional në mekanikë vlerësohet si përparësi.
Përfitimet e ofruara:
- Pagesë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës.
- Mjedis profesional pune që mbështet bashkëpunimin.
- Mundësi për t'u zhvilluar profesionalisht.
Dokumentet e kërkuara