Përshkrimi
HR Studio kërkon të punësojë një Menaxheri/e të Shitjeve për Eksport.
Pozicioni kërkon një profesionist me përvojë në shitje dhe zhvillimin e biznesit në tregje ndërkombëtare, me fokus të veçantë në rajon. Kërkohet përvojë në shitje jashtë Shqipërisë, si edhe në ndërtimin e marrëdhënieve me klientë të huaj dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimeve.
Përgjegjësitë
- Harton dhe vë në zbatim planin e shitjeve për eksport në funksion të objektivave të kompanisë.
- Gjen tregje të reja, klientë potencialë dhe distributorë në vendet e rajonit.
- Kujdeset për marrëdhëniet me klientët aktualë dhe ndërton partneritete afatgjata.
- Harton propozime tregtare dhe negocion kontratat, çmimet dhe kushtet e pagesës.
- Mbikëqyr të gjithë ciklin e shitjes, duke nisur nga kontakti i parë e deri te përmbushja e porosisë dhe arkëtimi i pagesave.
- Koordinon me departamentet përkatëse çështjet e disponueshmërisë së produkteve, dokumenteve të eksportit dhe dorëzimeve.
- Vlerëson konkurrencën, nevojat e tregut dhe hapësirat për shtimin e shitjeve.
- Zhvillon takime dhe udhëtime pune jashtë vendit kur këtë e kërkon aktiviteti.
- Paraqet raporte për rezultatet e shitjeve dhe zhvillimet në tregjet nën përgjegjësinë e tij/saj.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet përvojë në shitjet për eksport ose në administrimin e marrëdhënieve me klientë në tregjet e rajonit.
- Duhet të ketë arritje të dëshmuara në përmbushjen e objektivave të shitjes dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
- Nevojiten aftësi të zhvilluara për negocim, komunikim dhe krijimin e marrëdhënieve tregtare.
- Kërkohet njohje e procedurave të eksportit dhe e kushteve të bashkëpunimit me klientë ndërkombëtarë.
- Anglishtja duhet të zotërohet shumë mirë; njohja e gjuhëve të tjera të rajonit vlerësohet si përparësi.
- Duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur, të organizojë aktivitetin dhe të ndjekë përmbushjen e objektivave.
- Kërkohet gatishmëri për udhëtime pune në rajon dhe zotërimi i lejes së drejtimit të kategorisë B.
- Përparësi ka arsimi i lartë në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose në fusha të përafërta.
Dokumentet e kërkuara