Përshkrimi
AGI KONS Sh.p.k., ndër kompanitë udhëheqëse në ndërtim, me përkushtim ndaj përsosmërisë dhe cilësisë së lartë, kërkon të zgjerojë departamentin Teknik me kandidatë të kualifikuar për pozicionin Inxhinier/e Ndërtimi me profil Gjeoteknik. Ky rol siguron mbështetje teknike në çdo fazë të ndërtimit, duke respektuar projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me qëllim ruajtjen e standardeve dhe lehtësimin e certifikimit të punimeve deri në dorëzimin e objektit.
Përgjegjësitë
- Realizon analiza gjeoteknike dhe shqyrton kushtet e tokës e të strukturave për projektet e ndërtimit.
- Përgatit raporte teknike që vlerësojnë të dhënat gjeoteknike dhe propozon zgjidhje të përshtatshme për ndërtimin e strukturave.
- Planifikon sondazhet gjeoteknike dhe ndjek kryerjen e tyre në terren.
- Koordinon punën me arkitektët, inxhinierët e tjerë dhe ekipet e ndërtimit, në mënyrë që projektet të përmbushin specifikimet gjeoteknike.
- Analizon dhe parashikon rreziqet e mundshme të shkatërrimit të strukturave, duke u mbështetur në kushtet gjeoteknike.
- Inspekton dhe ndjek zbatimin e projekteve të ndërtimit për të verifikuar respektimin e projekteve dhe të rregulloreve përkatëse.
- Jep këshillim dhe mbështetje teknike gjatë zbatimit të projektit, si edhe pas përfundimit të tij.
- Kontribuon në hartimin dhe vlerësimin e ofertave dhe të dokumentacionit të tenderëve për projekte të ndryshme.
- Përcakton bazamente të sigurta për themelet e objekteve, mureve mbajtëse, digave dhe tombinove, sipas rezultateve të shpimeve gjeologjike dhe llojit të materialit.
- Kryen llogaritjet për përforcime vertikale, përfshirë pilota, diafragma dhe zgjidhje të tjera, për të garantuar qëndrueshmërinë gjatë gërmimit të themeleve të objektit.
- Përcakton shtresat mbështetëse të themeleve dhe nevojën për përforcimin e bazamentit, si dhe harton një plan gërmimi që siguron qëndrueshmërinë e skarpatave në përputhje me llojin e materialit.
- Harton projekte për përforcimin e skarpatave dhe shpateve të gërmuara që paraqesin rrezik shembjeje.
- Përgatit projekte për forcimin e themeleve të objekteve ekzistuese.
- Përgatit dokumentacion si preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues dhe të tjera.
- I paraqet raportimet Kryeinxhinierit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Ndërtimi, me specializim në Gjeoteknikë.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë profesionale në inxhinierinë gjeoteknike, duke përfshirë analizat dhe projektimin e bazamenteve, sondazhet gjeoteknike dhe mbikëqyrjen e projekteve të ndërtimit.
- Të zotërojë licencën profesionale që lejon ushtrimin e profesionit të inxhinierit të ndërtimit.
- Të përdorë mirë AUTOCAD dhe të ketë njohuri të Paketës Office, së bashku me aftësi shumë të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.