Shield Recruitment & HR është në kërkim të një Teknik i sistemeve të nxemjes për një klient të saj, një kompani ndërkombëtare të njohur që operon në sektorin e ndërtimit.
Vendi i Punës: Kazakistan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit hapësirën dhe mjetet e nevojshme për realizimin e instalimeve të ngrohjes.
- Lexon dhe kupton skemat e instalimeve të ngrohjes.
- Kryen vendosjen e gypave për ujë të ftohtë dhe ujë të ngrohtë.
- Harton skica të thjeshta për instalimet e ngrohjes.
- Përdor vegla, pajisje dhe instrumente pune që shërbejnë për instalimet e ngrohjes.
- Realizon llogaritje të thjeshta ekonomike që lidhen me aktivitetet në instalimet e ngrohjes.
- Kryen matje dhe kuotime në kuadër të instalimeve të ngrohjes.
- Hap kanale dhe vrima të nevojshme për këto instalime.
- Përgatit gypat që do të përdoren në sistemet e ngrohjes.
- Bën instalimin e rrjetit të gypave në sistemin e ngrohjes.
- Monton trupat ngrohëse në kuadër të sistemit të ngrohjes.
- Kryen punime instalimi në kaldatore.
- Zbaton standardet që lidhen me profesionin.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e veglave dhe pajisjeve të punës.
- Përveç përgjegjësive të listuara, realizon edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e paraqitura më sipër kanë karakter indikativ.
Kualifikimet:
- Shkolla Mesme Teknike.
- Së paku 3 vite përvojë pune si montues i sistemeve të nxemjes.
- Njohuri për sistemet e nxemjes.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.