Shield Recruitment & HR është në kërkim të një Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë për një klient të saj, një kompani ndërkombëtare e afirmuar në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Kazakistan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen analizë të detajuar të fazës së ndërtimit sipas nevojave të kompanisë dhe projekteve të saj.
- Angazhohet në projektimin dhe realizimin e punimeve ndërtimore të planifikuara nga kompania.
- Mbikëqyr ecurinë e procesit të ndërtimit dhe bashkërendon aktivitetet ndërtimore.
- Jep rekomandime profesionale për projektet e përgatitura nga kompanitë projektuese, në funksion të nevojave të kompanisë.
- Kontribuon në punë të tjera që lidhen me ndërtimin, duke përfshirë ofrimin e ekspertizës profesionale për menaxhmentin, avancimin e projekteve ekzistuese dhe pjesëmarrjen në zbatimin e projekteve të kompanisë.
- Organizon dhe mbështet aktivitetet e punës, jep udhëzime për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyr realizimin e detyrave të tyre në përputhje me planifikimin, organizimin e punëve dhe përcaktimin e prioriteteve.
- Planifikon ekzekutimin e punëve, angazhimin e burimeve dhe monitorimin e punës.
- Njofton udhëheqësit për rrjedhën e punëve, në përputhje me nevojat dhe kërkesat në vendin e punës.
- Mban shënime dhe raporte të sakta e të rregullta për punët e përfunduara dhe ato të planifikuara, si dhe raporton rregullisht te udhëheqësit e kompanisë.
- Merr detyra nga Drejtori ose personi i autorizuar prej tij dhe i zbaton ato në vendin e punës.
- Përveç përgjegjësive të përmendura, kryen edhe detyra të tjera që kërkohen nga Mbikëqyrësi Direkt.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e paraqitura më lart janë me karakter indikativ.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë.
- Minimumi 5 vite përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë.
- Njohuri të avancuara profesionale, si dhe aftësi shumë të mira hulumtuese, analitike dhe organizative.
- Përdorim i mirë i programeve standarde të Office-it, përfshirë MS Office, CAD, eurokodeve dhe programeve përkatëse.
- Njohje e Gjuhës Angleze.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë në ekip.
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
- Aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e renditura më sipër janë indikative.