Shield Recruitment & HR po kërkon një Arkitekt/e për llogari të një klienti të saj, një kompani e njohur ndërkombëtare që vepron në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Kazakistan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Duhet të ketë njohuri të përgjithshme për materialet, përfshirë vetitë e tyre fizike dhe mekanike, si edhe mënyrën e sjelljes së tyre në kushte klimatike ekstreme; po ashtu të bëjë llogaritjen e sasisë së mermerit për fasadë.
- Analizon sisteme të ndryshme të strukturave mbajtëse të fasadës dhe verifikon vizatimet dhe detajet teknike të sistemit mbajtës.
- Përzgjedh materialin e përshtatshëm për hapësira të jashtme.
- Zotëron njohuri të përgjithshme për materialin dhe funksionimin e tij në kushte klimatike ekstreme.
- Kryen analizën dhe zgjedhjen e duhur të dyerve hyrëse, si edhe shqyrtimin e detajuar të urave termike dhe materialeve izoluese në perimetrin e kornizave të dritareve.
- Bën përzgjedhjen e materialit dhe llogarit materialin e nevojshëm për montim.
- Analizon mënyrën e fiksimit në varësi të materialit, si xham, alumin bronz etj., dhe përllogarit materialin përkatës.
- Përveç përgjegjësive të përmendura, realizon edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e listuara më sipër kanë karakter orientues.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin e Arkitekturës.
- Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës.
- Të njohë programet AutoCAD 2D, ArchiCAD 2D & 3D dhe Microsoft office.
- Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze.
- Të zotërojë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në grupe profesionistesh, si edhe në raste specifike të gjejë zgjidhje të qëndrueshme në aspektin profesional.
- Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të jetë i/e vetë-motivuar dhe i/e gatshme të marrë përgjegjësi.
- Të ketë aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e paraqitura më lart janë indikative.