Shield Recruitment & HR po rekruton Inxhinier/e i/e Makinerisë (HVAC) për llogari të një kompanie të njohur ndërkombëtare që vepron në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Kazakistan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Udhëheq dhe mbikëqyr të gjitha etapat e zbatimit deri në mbylljen e projektit mekanik.
- Bashkërendon të gjitha punët dhe shërbimet mekanike si në fazën e ofertimit, ashtu edhe gjatë realizimit të projektit në punishte.
- Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike (HVAC + MAKINERISE) që përfshihen në projektet mekanike MEP.
- Planifikon, organizon dhe kontrollon punën e teknikëve, duke siguruar që punimet të realizohen sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kërkuara nga investitori.
- Koordinon aktivitetet ndërmjet ekipeve të ndryshme të instalimit në punishte.
- Harton dhe ndjek orarin e zbatimit të punimeve mekanike.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt, përveç përgjegjësive të përmendura.
- Përgjegjësitë e paraqitura më sipër kanë karakter indikativ.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën e Inxhinierisë Mekanike, në sistemet HVAC, PLUMBING, SANITARE etj.
- Njohuri mbi proceset dhe materialet që lidhen me sistemin HVAC.
- Përdorim i programeve si: Autocard, Autocard MEP, Exel Word.
- Njohje e Gjuhës Angleze.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë në ekip.
- Vetëmotivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
- Aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e listuara më lart janë indikative.