Shield Recruitment & HR po kërkon një Teknik i Elektrikes për një klient të vetin, një kompani e njohur ndërkombëtare që vepron në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Kazakhstan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të interpretojë planet e instalimeve elektrike dhe të realizojë instalimin si edhe riparimin e sistemeve elektrike duke përdorur pajisje dhe vegla të specializuara.
- Të garantojë furnizimin me energji të pajisjeve elektrike, të evidentojë problemet teknike, të zëvendësojë kabllot e dëmtuara dhe të kryejë lidhjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike sipas udhëzimeve teknike.
- Krahas detyrave të përmendura, të kryejë edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
- Përgjegjësitë e paraqitura më sipër janë me karakter orientues.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar Shkollën e Mesme në drejtimin e elektrikes.
- Të ketë së paku 1 vite përvojë pune si elektricist.
- Të zotërojë njohuri për sistemet e elektrikes.
- Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të jetë i/e vetë-motivuar dhe i/e gatshëm/me të marrë përgjegjësi.
- Të ketë aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e renditura më lart janë indikative.