Shield Recruitment & HR po rekruton një Inxhinier/e i/e Hidroteknikës për një klient të tij, një kompani ndërkombëtare me emër në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Kazakistan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për zbatimin e projekteve.
- Të ketë njohje të dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm.
- Të përgatisë çdo ditë raportet e kërkuara sipas nevojave të projektit dhe menaxhmentit.
- Të përditësojë vazhdimisht librezën e masave për punimet e realizuara.
- Të dijë të përgatisë situacione që lidhen me proceset e kryera.
- Të jetë në gjendje të mbikëqyrë ecurinë e proceseve të punës.
- Të posedojë aftësi shumë të mira organizative, si edhe të koordinojë dhe udhëheqë stafin e angazhuar në projekt.
- Të plotësojë në mënyrë të vazhdueshme dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë të gjitha fazave të ndërtimit deri në mbylljen e projektit.
- Të mbajë përgjegjësi për realizimin e punimeve në pajtim me projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike.
- Të zbatojë planin kohor të punimeve sipas afateve të përcaktuara në kontratat për realizimin e tyre.
- Krahas përgjegjësive të përmendura, të kryejë edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
- Përgjegjësitë e listuara më sipër kanë karakter orientues.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi Hidroteknikë.
- Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në fushën e ndërtimtarisë/hidroteknikës.
- Të posedojë njohuri të thelluara profesionale, si dhe aftësi shumë të mira hulumtuese, analitike dhe organizative.
- Të njohë MS OFFICE (Excel, Word, Outlook, Power Point, Project), si dhe programe të projektimit dhe dizajnimit si AutoCAD ose të ngjashme.
- Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze.
- Të demonstrojë aftësi të mira ndërpersonale dhe bashkëpunimi në ekip.
- Të jetë i/e vetë-motivuar dhe i/e gatshëm/me të marrë përgjegjësi.
- Të ketë aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e renditura më lart janë indikative.