Shield Recruitment & HR po rekruton një Inxhinier/e i/e Elektrikës për një klient të saj, një kompani ndërkombëtare të njohur në sektorin e ndërtimit.
Vendi i punës: Kazakistan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen një analizë të detajuar të fazës së Instalimeve të Energjisë Elektrike për nevojat e projekteve të kompanisë.
- Merr pjesë në hartimin dhe projektimin e Instalimeve të Energjisë Elektrike të planifikuara nga kompania.
- Ofron rekomandime profesionale për projektet e përgatitura nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë.
- Organizon, mbështet dhe udhëzon kontraktorët e kompanisë, si dhe mbikëqyr realizimin e punimeve të tyre në përputhje me planifikimin, organizimin e punës dhe prioritetet e përcaktuara.
- Njofton udhëheqësit për ecurinë e punëve, sipas nevojave dhe kërkesave në vendin e punës.
- Mban shënime dhe raporte të sakta e të rregullta për punët e përfunduara dhe ato të planifikuara, duke raportuar vazhdimisht te udhëheqësit e kompanisë.
- Pranon detyrat nga udhëheqësi ose nga personi i autorizuar prej tij dhe i zbaton ato në vendin e punës.
- Përveç përgjegjësive të përmendura, kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e paraqitura më sipër kanë karakter indikativ.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.
- Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e elektrikës.
- Njohuri të avancuara profesionale, si dhe aftësi shumë të mira hulumtuese, analitike dhe organizative.
- Përdorim i programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD, Amtech, ose programeve/pajisjeve të ngjashme elektrike për llogaritje).
- Njohje e Gjuhës Angleze.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë në ekip.
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
- Aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e përmendura më sipër janë indikative.