Përshkrimi
Kërkohet një instruktor për zhvillimin e kurseve profesionale 1-vjeçare në drejtimin Teknik Elektroshtepiake, me angazhim me kohë të pjesshme.
Detyrat
- Harton dhe realizon përmbajtjen mësimore si në pjesën teorike, ashtu edhe në ushtrimet praktike në laborator.
- E zbaton programin e kursit në mënyrë të saktë dhe të rregullt.
- Monitoron përparimin e kursantëve gjatë gjithë procesit të mësimit deri në fazën e certifikimit.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Inxhinieri Elektroteknike, Elektroshtepieke.
- Kërkohet 5 vjet përvojë pune.
- Duhet të posedojë kualifikime dhe çertifikime të ndryshme.
- Nevojiten njohuri themelore të kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet avantazh.
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me stafin.