Përshkrimi
Kërkohet një Instruktor për kursin profesional “Elektricist”.
Detyrat
- Harton dhe zhvillon përmbajtjen mësimore si në anën teorike, ashtu edhe në ushtrimet praktike në laborator.
- Zbaton programin e kursit me saktësi dhe sipas planifikimit të përcaktuar.
- Monitoron përparimin e kursantëve gjatë gjithë procesit të të nxënit deri në fazën e certifikimit.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
- Kërkohen njohuri shumë të mira teorike dhe praktike në: sistemi i ndricimit, sistemi i prizave të fuqisë, montimi i kuadrove të automateve.
- Duhet të ketë më shumë se 5 vite përvojë pune si Inxhinier Elektrik ose në role të ngjashme.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet përparësi.
- Nevojiten aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht paketa microsoft office, si edhe njohuri të gjuhës angleze.