Përshkrimi
Pozicioni është për Instruktor Pastiçer/e me angazhim me kohë të pjesshme.
Detyrat
- Harton programin e trajnimit si në pjesën teorike, ashtu edhe në ushtrimet praktike në laborator.
- Zbaton përmbajtjen e kursit me saktësi dhe përkushtim.
- Mbikëqyr përparimin e kursantëve gjatë gjithë procesit të mësimit deri në fazën e certifikimit.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë ose të mesëm në Hoteleri Turizëm/Pastiçeri.
- Kërkohet përvojë pune mbi 6 vite në pastiçeri ose në një rol të ngjashëm.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet avantazh.
- Duhet të jetë kreativ dhe inovativ, në përputhje me tendencat e tregut.
- Nuk duhet të ketë masa disiplinore.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe.
- Fotografi bashkëngjitur me CV-në.