Përshkrimi
Kërkohet angazhim në mësimdhënie për kursin profesional Elektroauto, me orar të pjesshëm.
Detyrat
- Përgatit dhe zhvillon programin e mësimit në pjesën teorike dhe atë praktike, përfshirë punën në laborator.
- Zbaton përmbajtjen e kursit me saktësi dhe përkushtim.
- Mbikëqyr përparimin e kursantëve gjatë gjithë zhvillimit të mësimit, deri në përfundim të certifikimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
- Të zotërojë më shumë se 5 vite përvojë praktike pune në profilet Elektroauto.
- Përvoja në fushën e mësimdhënies vlerësohet si avantazh.
- Të dijë të përdorë programet bazë kompjuterike, përfshirë microsoft office.