Përshkrimi
Kërkohet një mësimdhënës për kursin profesional të profilit Mekanik në drejtimet Motorist, Xhenerik dhe Elektroauto. Angazhimi për këtë rol është me orar të pjesshëm.
Detyrat
- Harton dhe zhvillon procesin mësimor si në aspektin teorik, ashtu edhe në ushtrimet praktike në laborator.
- Zbaton përmbajtjen e kursit me korrektësi dhe sipas programit të përcaktuar.
- Monitoron përparimin e kursantëve gjatë gjithë zhvillimit të kursit, deri në fazën e certifikimit.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
- Kërkohet përvojë praktike pune mbi 4 vite në profilet Motorist, Xhenerik dhe Elektroauto.
- Eksperienca e mëparshme në mësimdhënie konsiderohet avantazh.
- Duhet të zotërojë njohuritë bazë të programeve kompjuterike, përfshirë microsoft office.