Përshkrimi
Kërkohet një instruktor për kursin profesional Menaxhim Biznesi (paradite).
Detyrat
- Harton dhe zhvillon përmbajtjen mësimore si në pjesën teorike ashtu edhe në ushtrimet praktike në laborator.
- Zbaton planin e kursit me saktësi dhe përkushtim.
- Monitoron progresin e pjesëmarrësve gjatë gjithë procesit të mësimit deri në fazën e certifikimit.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, në degën Administrim Biznesi;Marketing.
- Kërkohet përvojë pune e dëshmuar me librezë pune.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet si avantazh.
- Duhet të ketë njohuri për programet bazë kompjuterike (microsoft office).
- Njohja e gjuhëve të huaja, veçanërisht anglishtes, vlerësohet si përparësi.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe.
- Fotografi e bashkëngjitur me CV-në.