Përshkrimi
Kërkohet një Instruktor për zhvillimin e mësimit në kursin profesional HIDRAULIK.
Detyrat
- Harton përmbajtjen mësimore si për pjesën teorike, ashtu edhe për ushtrimet praktike në laborator.
- Zbaton planin e kursit në mënyrë të saktë dhe të rregullt.
- Përcjell përparimin e kursantëve gjatë gjithë procesit të të nxënit deri në fazën e certifikimit.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar studime profesionale në fushën e Hidraulik ose në drejtime të afërta.
- Kërkohet përvojë pune në zbatimin e instalimeve hidraulike.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet përparësi.
- Nevojiten njohuri bazë kompjuterike në paketën Office.