Përshkrimi
Rosa Blu po kërkon të angazhojë një Shofer/Manovrator Vinci.
Detyrat
- Të përdorë mjetet e transportit sipas nevojave të punës, përfshirë kamion me vinç, minifadromë dhe mjete të ngjashme.
- Të bëjë kontrollin ditor të automjetit, si në fillim ashtu edhe në përfundim të orarit të punës.
- Të verifikojë nivelin e karburantit për të siguruar gatishmërinë e nevojshme të mjetit.
- Të marrë përsipër edhe angazhime të tjera, kur ato kërkohen sipas situatës.
- Të mbajë evidencë për materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe për vështirësitë e hasura gjatë punës.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë teknike gjatë kryerjes së detyrave.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 3 vjet përvojë pune si shofer ose manovrator vinçi, minifadrome apo mjetesh të ngjashme.
- Të jetë në gjendje të kryejë mirëmbajtjen e mjetit dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Të ketë aftësi për të realizuar riparime bazike të mjetit.
- Të posedojë patentë shoferi sipas kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.