Përshkrimi
Ky rol ka të bëjë me pozicionin e Kuzhinierit.
Detyrat
- Përgatit lloje të ndryshme gatimesh duke zbatuar standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Përpunon dhe përgatit produkte të ndryshme ushqimore sipas nevojave të punës.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës dhe të pajisjeve në kuzhinë.
- Siguron përgatitjen e veglave dhe mjeteve të nevojshme për punë në kuzhinë.
- Bën parapërgatitjen e elementeve të nevojshme për gatimet e planifikuara.
- Punon në bashkëpunim me kolegët dhe me eprorët.
Kualifikimet
Kualifikimet / Kërkesat Edukimi:
- Duhet të ketë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
- Kërkohet përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Duhet të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Duhet të dijë t’i njohë dhe t’i zbatojë receta të ndryshme ushqimore.