Përshkrimi
Qëllimi i pozicionit: Ky rol ka për detyrë të kujdeset për rrjetin, të mbikëqyrë linjat, të identifikojë problematikat dhe të përgatisë raportimet përkatëse.
Detyrat
- Të ketë njohje të saktë për shtrirjen e rrjetit elektrik dhe për llojet e materialeve që përdoren në të.
- Të jetë në gjendje të evidentojë dhe të përcaktojë materialet që duhen për mirëmbajtjen e zakonshme dhe atë jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Të kujdeset për rrjetin ekzistues të linjave të furnizimit dhe, sipas nevojës, mundësive teknike dhe kushteve të sigurisë teknike, të vendosë edhe linja të reja.
- Të rregullojë prishjet në pajisjet elektrike dhe elektronike.
- Të kryejë edhe angazhime të tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në fusha të ngjashme të zbatimit.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi elementet bazë të sistemit elektrik.
- Të ketë njohuri shumë të mira për rregulloren e sigurimit teknik.
- Të tregojë aftësi të mira profesionale në instalime elektrike, si edhe në kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit.