Përshkrimi
Pozicioni i hapur është për Ndihmës Kuzhinier.
Detyrat
- Gatuan ushqime të ndryshme duke ndjekur standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Përgatit produkte dhe artikuj ushqimorë sipas nevojave të punës.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë e ambientit të punës dhe të pajisjeve të kuzhinës.
- Bën gati mjetet që nevojiten për procesin e punës në kuzhinë.
- Përgatit paraprakisht përbërësit dhe elementet e nevojshme për gatimet e planifikuara.
- Punon në bashkëpunim me kolegët dhe me përgjegjësit.
Kualifikimet
Kualifikimet / Kërkesat Edukimi:
- Duhet të ketë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
- Kërkohet përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri për lloje të ndryshme produktesh ushqimore.
- Të dijë të përdorë dhe zbatojë receta të ndryshme ushqimore.