Përshkrimi
Shyze sh.p.k po kërkon të angazhojë një Inxhinier ndërtimi në kantier.
Detyrat
- Mbikëqyr kryerjen e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin dhe specifikimet teknike.
- Verifikon përputhjen mes projekteve dhe detajeve përkatëse.
- Përgatit dhe ndjek ecurinë e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Harton dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt.
- Garanton që punimet të realizohen në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë.
- Monitoron zbatimin e standardeve të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike.
Kualifikimet
- Duhet të ketë diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Duhet të disponojë licensë.
- Kërkohen njohuri të mira të AUTOCAD dhe të Paketës Office.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Kërkohen njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Duhet të ketë përvojë pune si Inxhinier Zbatimi në ndërtimtari, në objekte civile dhe rezidenciale.