Përshkrimi
Hotel Rosa Blu po kërkon të angazhojë një Jurist me licence Avokatie.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore dhe objektivi i rolit:
- Siguron zhvillimin e rregullt të të gjitha proceseve juridike.
- Organizon, monitoron dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve.
- Informon dhe mban zyrat të përditësuara mbi ndryshimet në legjislacion.
- Përpilon kontrata.
- Përgatit dokumentacionin dhe ndjek procedurat që i duhen kompanisë.
- Zhvillon korrespondencën me institucionet dhe me personat juridikë.
Kualifikimet
- Duhet të posedojë license avokatie.
- Kërkohet njohje e gjuhës angleze.
- Mosha duhet të jetë mbi 30 vjeç.
- Kandidati duhet të ketë përfunduar Fakultetin Juridik.
- Nevojiten aftësi të mira organizative, edhe në situata me ngarkesë të lartë pune.
- Kërkohen gjykim i shëndoshë dhe ruajtje e konfidencialitetit në çështjet e punës.
- Duhet të jetë i/e aftë për të negociuar dhe për të punuar si në mënyrë individuale, ashtu edhe në grup.
- Kërkohet hartim i qartë dhe i saktë i dokumentacionit për mbrojtjen e interesave të kompanisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.