Përshkrimi
Hotel Rosa Blu po kërkon të angazhojë një Financiere.
Detyrat
- Të administrojë dhe të mbajë nën vëzhgim të gjithë sistemin financiar dhe kontabël të shoqërisë.
- Të hartojë dhe të kontrollojë procedurat për regjistrimin e të dhënave në programin e kontabilitetit.
- Të monitorojë vazhdimisht, me saktësi të lartë, ecurinë e proceseve financiare.
- Të zhvillojë analiza dhe verifikime periodike për faturimet dhe pagesat e klientëve, duke identifikuar rastet me vështirësi në shlyerje.
- Të menaxhojë komunikimin me klientët dhe furnitorët për çështjet që lidhen me financat.
- Të garantojë që dokumentacioni të ruhet dhe të sistemohet siç duhet, me të gjitha të dhënat e nevojshme, për të rritur efikasitetin e departamentit të financës, përfshirë dosjet e klientëve dhe furnitorëve, arkën dhe bankën, dokumentacionin e punonjësve dhe listëpagesave, si edhe asetet.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe Finance 5.
- Të ketë njohuri të avancuara në planifikimin dhe trajtimin e çështjeve ekonomiko-financiare.
- Të ketë më shumë se 4 vjet përvojë pune.
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze.