Përshkrimi
Rosa Blu po kërkon të punësojë një Shofer/Manovrator Vinci.
Detyrat
- Të përdorë mjetet e transportit sipas nevojave të punës, përfshirë kamion me vinç, minifadromë dhe pajisje të ngjashme.
- Të bëjë kontrollin e automjetit çdo ditë, si para nisjes së punës ashtu edhe pas përfundimit të saj.
- Të verifikojë nivelin e karburantit për të garantuar gatishmërinë e mjetit.
- Të marrë përsipër edhe angazhime të tjera kur kërkohen nga rasti.
- Të regjistrojë të dhëna për materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe për vështirësitë e hasura gjatë punës.
- Të zbatojë me përpikëri rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 3 vjet përvojë pune si shofer ose manovrator vinçi, minifadrome apo mjetesh të ngjashme.
- Të jetë i aftë të kryejë mirëmbajtjen e mjetit dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Të mund të realizojë riparime bazike të mjetit.
- Të disponojë patentë shoferi sipas kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.