Përshkrimi
Hotel Rosa Blu po kërkon të punësojë një Jurist me licencë Avokatie.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore dhe qëllimi i rolit:
- Siguron ecurinë e rregullt të të gjitha proceseve juridike.
- Administron, ndjek dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve.
- Informon dhe mban zyrat të përditësuara me ndryshimet në legjislacion.
- Përpilon kontrata.
- Përgatit dokumentacionin dhe ndjek procedurat që i nevojiten kompanisë.
- Zhvillon korrespondencën me institucionet dhe me personat juridikë.
Kualifikimet
- Të zotërojë licencë avokatie.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Mosha të jetë mbi 30 vjeç.
- Të ketë përfunduar Fakultetin Juridik.
- Të ketë aftësi të mira organizative, edhe në situata me ngarkesë të lartë pune.
- Të demonstrojë gjykim të shëndoshë dhe ruajtje të konfidencialitetit në çështjet e punës.
- Të jetë i/e aftë të negociojë dhe të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në grup.
- Të hartojë dokumentacion të qartë dhe të saktë për mbrojtjen e interesave të kompanisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.