Përshkrimi
Ky rol është për një Kuzhinier.
Detyrat
- Përgatit lloje të ndryshme gatimesh duke zbatuar standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Përpunon dhe përgatit artikuj të ndryshëm ushqimorë sipas nevojave të punës.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset për pastërtinë e hapësirës së punës dhe të pajisjeve në kuzhinë.
- Siguron dhe përgatit mjetet e nevojshme për punën në kuzhinë.
- Bën përgatitjet paraprake të elementeve që duhen për gatimet e planifikuara.
- Punon në koordinim me kolegët dhe me personat përgjegjës.
Kualifikimet
Kualifikimet / Kërkesat Edukimi:
- Duhet të ketë diplomë të shkollës profesionale në këtë drejtim.
- Kërkohet përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Të dijë të përdorë dhe të zbatojë receta të ndryshme gatimi.