Përshkrimi
Hotel Rosa Blu po kërkon të angazhojë një Inxhinier Elektromekanik për Mirëmbajtje Objektesh.
Detyrat
- Udhëheq veprimtarinë e riparimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të kompanisë, duke siguruar efikasitet dhe funksionim sa më të mirë.
- Zbulon problematikat te pajisjet dhe realizon ndërhyrjet e nevojshme në objektet e kompanisë.
- Kryen kontrolle dhe inspektime për të evidentuar defektet, si edhe regjistron në sistem dosjet përkatëse mbi gjetjet e konstatuara.
- Siguron që shërbimet rutinë të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.
- Mbikëqyr vazhdimisht gjendjen e objekteve dhe verifikon funksionimin e tyre.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional në fushën e elektromekanikës.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
- Të zotërojë aftësi të mira teknike për identifikimin e problematikave dhe zgjidhjen e tyre.