Hotel Rosa Blu është në kërkim të një Financiereje.
Detyrat
- Të administrojë dhe të mbajë nën mbikëqyrje të gjithë sistemin financiar dhe kontabël të kompanisë.
- Të hartojë dhe të kontrollojë procedurat për regjistrimin e të dhënave në programin e kontabilitetit.
- Të ndjekë vazhdimisht proceset financiare me saktësi dhe kujdes të lartë.
- Të realizojë analiza dhe verifikime periodike për faturimet dhe pagesat e klientëve, duke identifikuar klientët që kanë vështirësi në likuidime.
- Të menaxhojë komunikimin me klientët dhe furnitorët për çështjet që lidhen me financat.
- Të garantojë që dokumentacioni të ruhet dhe të arkivohet siç duhet, me të gjitha të dhënat e nevojshme, për të rritur efikasitetin e departamentit të financës, përfshirë dosjet e klientëve dhe furnitorëve, arkën dhe bankën, dokumentacionin e punonjësve dhe listëpagesave, si edhe asetet.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe Finance 5.
- Të ketë njohuri të avancuara në planifikimin dhe trajtimin e problematikave ekonomiko-financiare.
- Të ketë më shumë se 4 vjet përvojë pune.
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara