Përshkrimi
Ky rol ka të bëjë me pozitën e Ndihmës Kuzhinierit.
Detyrat
- Përgatit lloje të ndryshme ushqimesh duke zbatuar standardet më të mira për trajtimin e ushqimit dhe rregullat higjieno-sanitare.
- Përpunon dhe përgatit produkte të ndryshme ushqimore sipas nevojave të punës.
- Mbikëqyr cilësinë e produkteve.
- Kujdeset që hapësira dhe pajisjet e punës të mbeten të pastra.
- Siguron përgatitjen e veglave dhe mjeteve të nevojshme në kuzhinë.
- Bën parapërgatitjen e përbërësve dhe elementeve të nevojshme për gatimet e planifikuara.
- Punon në koordinim me kolegët dhe me personat përgjegjës.
Kualifikimet
Kualifikimet / Kërkesat Edukimi:
- Duhet të ketë diplomë nga shkolla profesionale për këtë profil.
- Kërkohet përvojë në role të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Duhet të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Duhet të dijë t’i njohë dhe t’i zbatojë receta të ndryshme ushqimore.