Përshkrimi
Shyze sh.p.k është në kërkim të një Inxhinier ndertimi ne Kantier.
Detyrat
- Mbikëqyr zbatimin e punimeve që ato të jenë në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin dhe specifikimet teknike.
- Verifikon përputhjen ndërmjet projekteve dhe detajeve përkatëse.
- Përgatit dhe ndjek ecurinë e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Harton dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt.
- Kujdeset që punimet të realizohen sipas politikës së menaxhimit të cilësisë së kompanisë.
- Monitoron zbatimin e standardeve të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike.
Kualifikimet
- Duhet të ketë diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Kërkohet të jetë i pajisur me license.
- Nevojiten njohuri të mira të ''AUTOCAD'' dhe të ''Paketës Office''.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Duhet të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Kërkohet përvojë pune si Inxhinier Zbatimi në ndërtimtari, në objekte civile dhe rezidenciale.