Përshkrimi
Rosa Blu kërkon të punësojë një Shofer/Manovrator Vinci.
Detyrat
- Të drejtojë, sipas nevojës, mjete transporti si kamion me vinç, minifadromë dhe mjete të tjera.
- Të kontrollojë automjetin çdo ditë, përpara nisjes së punës dhe pas përfundimit të saj.
- Të verifikojë furnizimin me karburant, në mënyrë që të sigurohet sasia e nevojshme.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që mund t'i kërkohen sipas rastit.
- Të regjistrojë materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe problemet e hasura.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune si shofer ose manovrator vinçi, minifadrome apo mjetesh të ngjashme.
- Të mund të mirëmbajë mjetin dhe të identifikojë nevojat e tij për mirëmbajtje.
- Të zotërojë aftësi për realizimin e riparimeve bazike të mjetit.
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme.
Dokumentet e kërkuara